Çaste poetike me poeten;-Ganimete JAKUPI

S’MBAJ INAT ME ASNJËRI…

—————————————-

Pavarësisht se çfarë në jetë kam kaluar,

Zemrën asnjëherë s’e kam helmuar.

Edhe kur shpirti më është copëtuar,

Kam zgjedhur faljen, asnjëherë hakmarrjen.

S’mbaj inat me asnjëri, e them me bindje,

Se mllefi veç ta vret zemrën pafund,

I kam falur edhe ata që shumë më lënduan,

Se paqen time të brendshme kam dashur ta ruaj.

Nuk më varfëron falja, përkundrazi më nderon,

Ma çliron shpirtin e zemrën ma gëzon,

Se inati, urrejtja është barrë që të rëndon çdo ditë,

Ndërsa falja ta mbush jetën me dritë.

Sot fle e qetë, pa peshë në kraharor,

Pa mllef, pa urrejtje, s’ma rëndon askush ndërgjegjen,

Se kush fal fiton pa zhurmë,

Dhe jeton me zemër të bardhë, jo me furtunë.

/QendraPress/