Çaste poetike me poeten;-Rinore Veliu ZYMERI

Shoqëria e mire
—————————-
Shoqëria e mirë është vlerë në jetë,
të jep dashuri e zemrën ta mbajnë qetë.
Në ditë të vështira të rri pranë,
pa shumë fjalë, por dorën ta zgjat anë e mban.
Mos e kërko shoqërinë vetëm në gëzim,
se miku i vërtetë njihet në dëshpërim.
Ka njerëz që të duan vetëm kur u leverdis,
e të harrojnë shpejt, kur ti ke nevojë për miq.
Larg atyre që sjellin veç mërzi,
që mbjellin zili e prishin çdo qetësi.
Mbaji pranë ata që të duan sinqerisht,
që të flasin drejt e të duan natyrshëm, njerëzisht.
Se jeta është e shkurtër, mos e humb në shoqëri,
që të marrin buzëqeshjen e të sjellin veç mërzi.
Zgjidhe rrethin me zemër e mençuri,
se shoqëria e mirë është pasuri!
/QendraPress/