Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Sylejman  H.Baxhaku,ka paraqitur dorëheqjen nga kjo detyrë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Dr, Sylejman  H.Baxhaku,ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e drejtoririsë. Ai me këtë rast  shkruan:

Të dashur qytetarë të Prizrenit

                      Përmes këtij njoftimi, dëshiroj t’ju bëj me dije se kam paraqitur dorëheqjen time nga detyra e Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe 6-mujore, jam përpjekur me përkushtim të ndërtoj një sistem shëndetësor funksional dhe në shërbim të secilit prej jush.

Megjithatë, menaxhimi efektiv kërkon autonomi zyrtare dhe bashkëpunim institucional.

Kur vendimmarrja dëmtohet nga ndërhyrjet e jashtme politike,si nga niveli komunal, ashtu edhe nga udhëheqja e partisë,përgjegjësia profesionale e drejtorit zbehet.

Në kushte të tilla, ku struktura drejtuese anashkalohet në mënyrë të përsëritur, vazhdimi i detyrës është i pamundur. Falënderoj stafin shëndetësor për punën e palodhshme dhe ju qytetarë për mirëkuptimin e mbështetjen.  Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike. Me respekt.’’ Shkruan Dr Sylejman H, Baxhaku.

Pas kësaj dorëheqaj Qemal Krasniqi  ka shkruar

            Sapo u njoftova nga dr. Sulejman Baxhaku për dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë. Mënyra dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt kësaj dorëheqjeje, përkatësisht presioni dhe ndërhyrjet në punën e tij, më shqetësuan dhe më erdhën shumë keq. Nuk është e pranueshme që presionet dhe ndërhyrjet në ushtrimin e detyrës ta detyrojnë një drejtor të japë dorëheqje. Në cilësinë e shefit të Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, e falënderova dr. Baxhakun për punën, angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Ai ishte njëri ndër drejtorët më aktivë dhe më të përkushtuar në kryerjen me përgjegjësi të detyrës së tij.

Qemal Krasniqi

Shef i grupit te Kuvendarve te LDK-së