Intervistë ekskluzive me inxh, Ramadan Gashi, emër i respektuar i biznesit në Kosovë.


QendraPress; Z. Gashi, faleminderit që jeni me ne. Për ta filluar këtë bisedë, kush është Ramadan Gashi dhe si do ta përshkruanit veten?

R.GASHI: Faleminderit për ftesën. Do ta përshkruaja veten para së gjithash si një njeri të punës. Jam inxhinier ndërtimi me profesion nga Nagaci i Rahovecit ,por gjatë rrugëtimit tim kam pasur mundësinë të merrem edhe me biznes dhe investime.
Besoj shumë te puna, këmbëngulja dhe te ideja që çdo problem mund të zgjidhet nëse ke vullnet dhe durim. Nuk kam ardhur deri këtu brenda natës. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, nga shkolla fillore,e mesme profesionale, nga teoria  praktika kam krijuar përvojën me shumë punë, me sakrifica, me momente të mira, por edhe me shumë sfida.

───


QendraPress:-Si ka filluar rrugëtimi juaj në biznes?

R.GASHI: Ka filluar gradualisht. Nga shkolla e mesme  kam pasur nje leter të njohuris pēr punën,   që e fitova me kryerjen e shkollës se mesme profesionale, duke bërë teorinë  dhe praktikën reale në të njëjtën   kohë në formë kronologjike kohore, nga familja qe ka kryer punë ndërtimi, mandej  puna me ka terhequr  për të studjuar,si inxhinier më ka dhënë një bazë shumë të rëndësishme: të mendoj në mënyrë të organizuar, të planifikoj dhe të analizoj rrezikun para se të marr një vendim.
Me kalimin e kohës fillova të shoh mundësi përtej profesionit tim. Kuptova se një ide e mirë nuk mjafton. Duhet projekt, duhet kapital, duhet organizim dhe mbi të gjitha duhet guxim për ta realizuar. Ne studime lexova ,në literatur se si janë bashkuar(bashkimi bën fuqinë)bizneset,për dora të njëjtën letër për tu bashkuar në mënyrë individuale me shoqëri , mandej si biznese u bashkuam në projekte më madhore,lexova se qfar efekti kane kredinat për njerzit qe merren me punë,perdora keto letra dhe ju   qasa  kredive me shoqëri , me nje plan biznesi të mirefillt,ku ka shume storie të suksesit nga kreditë e marrura.Me plane të mëdha për tër Kosovën tani , Prof. UKshin Hoti me thenjen e tij “” Bēje ose vdis””  kjo nje luftë tjetër për zhvillim ekonomik.

───

QendraPress;-A ka qenë e lehtë të merrni vendimin për të investuar?

R.GASHI:Jo. Asnjëherë nuk është e lehtë të investosh paratë e tua në një projekt.
Kur investon, nuk rrezikon vetëm kapitalin. Rrezikon edhe kohën, reputacionin dhe shumë vite punë.
Por unë gjithmonë jam munduar që vendimet t’i marr mbi bazën e një analize. Nuk duhet të hysh në një projekt vetëm sepse të duket interesant. Duhet të shikosh tregun, shpenzimet, rrezikun dhe mundësinë që projekti të zhvillohet në të ardhmen.
Pra gjithmonë nevojitet nje plan biznes i vogel se me pa si f-nojn gjerat
───


QendraPress;-Cila ka qenë sfida më e madhe gjatë gjithë këtij rrugëtimi?

R. GASHI: Sfida më e madhe ka qenë të vazhdosh përpara edhe atëherë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit.
Fillimisht jemi bashkuar me partner, skemi pasur hapsire për  biznes se  ku të vendosemi ne vitin 2000 kjo ka qene sfidë,edhe sot jan keto sfida ,ska hapsira industriale,zona ekonomike. Ske njerz profesionist qe e njohin punën,që jan të pergaditur nga shkolla,kjo eshte nje kosto e madhe kur si ke njerzit qe e njohin punën.
Në biznes gjithmonë ka probleme. Ka periudha kur tregu nuk është i favorshëm, ka vonesa, ka procedura  byrokratike administrative per investime, ka probleme me financimin apo me realizimin e projekteve.
Por biznesmeni duhet të ketë durim. Një problem nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga ideja. Ndonjëherë duhet ta ndryshosh mënyrën se si po e realizon atë.

───


QendraPress;-A keni pasur momente kur keni menduar të hiqni dorë?

R. GASHI: Sigurisht që po. Besoj se çdo njeri që ka bërë biznes seriozisht i ka pasur këto momente.
Por pikërisht aty bëhet dallimi. Kur çdo gjë shkon mirë, është e lehtë të jesh optimist. Vlera e një biznesmeni shihet kur përballet me vështirësi.
Unë jam munduar gjithmonë t’i them vetes: nëse problemi mund të zgjidhet, duhet ta zgjidhim; nëse nuk mund të zgjidhet në atë mënyrë, duhet të gjejmë një mënyrë tjetër.
Ka pasur raste kur kemi hequr dorë pasi qe plan biznesi nuk ka dal pozitivë, pas analizave kemi hequr dorë, është një proqes normal para se mi hargju parat më të mëdha.

───

QendraPress;- Ju vini nga fusha e ndërtimit. Sa ju ka ndihmuar profesioni në biznes?

RAMADAN GASHI: Shumë.
Inxhinieria të mëson të mos bazohesh vetëm në përshtypje. Duhet të kesh të dhëna, matje, llogari dhe projekt.
Kjo mënyrë e të menduarit më ka ndihmuar shumë edhe në biznes. Para se të marrësh një vendim të madh, duhet të dish sa kushton, çfarë rreziku ka dhe çfarë rezultati mund të presësh. Kam trajtuar projekte në fushën e turizmit,zvogëlimin e vershime qe ende i ofroj si diagnozë, projekte të ndërtimit të rrugëve,asfaltime, projekte të banesave,investim,ndërtim projekte humanitare,nga familja,bashkë me  partnerët etj.

───

QendraPress;-Ju keni menduar edhe për projekte të lidhura me turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Pse ju intereson kjo fushë?

R.GASHI: -Sepse mendoj se Kosova ka shumë potencial që ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.
Sidomos në zonat me potencial turistik, nuk duhet të mendojmë vetëm për ndërtimin e një hoteli. Duhet të mendojmë për një destinacion të tërë: akomodim, gastronomi, natyrë, aktivitete, infrastrukturë dhe eksperiencë për turistin.
Nëse një projekt krijon vende pune dhe sjell njerëz nga jashtë, atëherë përfitimi nuk është vetëm i investitorit.
Jetojmë në vendin fantastik, ku i kemi kodrat,rrafshe, lumejt, ku  me idene të hapet një derë e madhe pêr njerzit që dojnë me investu,  duhet të vrapojmë pas tyre, të ofrojmë gjera qa i duhen biznesit, shoqeia te kete kujdes me shume ndaj njerzve qe merren me punë. Ka formula ku përfiton  ekonomia vendore.

───


QendraPress- A mendoni se biznesi privat mund ta ndryshojë zhvillimin e një zone?
R.GASHI: Absolutisht. Investime te mira mund të sjellin vende pune, të rrisë vlerën e pronës, të krijojë kërkesë për shërbime dhe të tërheqë investime të tjera në tër Kosovën ,duhet reflektim i shpejt kur shtetit i bie mirë.
Kjo duhet dallohet,a kemi mi dhene shtetit apo mi marrë.
Përparësi (prioritet)kur ke me dhanë pêr shtetin
Por biznesi privat ka nevojë edhe për mbështetje institucionale. Jo në kuptimin që shteti t’i bëjë bizneset, por që të krijojë kushte të drejta dhe procedura më të shpejta e më transparente.

───


QendraPress:_Cila është marrëdhënia juaj me rrezikun?

R. GASHI: Rreziku është pjesë e biznesit, por unë nuk besoj te rreziku i verbër. Punes duhet ti jepet përparësi, sepse nga puna kemi dobi.
Ka dallim mes guximit dhe pakujdesisë.
Guxim është të investosh pasi ke analizuar mundësinë. Pakujdesi është të investosh pa e ditur se ku po hyn.
:
QendraPress;-Çfarë gabimesh keni bërë gjatë rrugëtimit?

R.GASHI: Gabime ka pasur. Dhe mendoj se ai që thotë se nuk ka bërë gabime, ose nuk ka bërë biznes, ose nuk dëshiron t’i tregojë.
Nga gabimet kam mësuar të mos marr vendime me nxitim, të analizoj më mirë partneritetet dhe të mos e nënvlerësoj asnjëherë,ka niher gjerat në letër të cigares duhet shënuar dhe fotografuar,  duhet shiquar rëndësinë e kontratave dhe të  planifikimit.
Gabimi mund të jetë edhe mësim, nëse nuk e përsërit.

───


QendraPress- Sa e rëndësishme është të kesh partnerë të mirë në biznes?

R. GASHI: Është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Një projekt mund të jetë shumë i mirë, por nëse partneriteti nuk funksionon, projekti mund të ketë probleme.ato bëhen para fillimit te qdo punë me partner,dhe nje her merresh vesh për  procedurat, statusi i rregullon të gjitha, dhe regjistrohet biznesi.
Për mua, besimi dhe korrektësia janë shumë të rëndësishme. Paratë janë të rëndësishme në biznes, por pa besim dhe pa marrëveshje të qarta, partneriteti nuk mund të zgjasë.

───


QendraPress;- Çfarë kërkoni te një bashkëpunëtor?

R. GASHI: Së pari korrektësi. Pastaj profesionalizëm dhe përgjegjësi,transparencë.
Nuk kërkoj që një partner të mendojë gjithmonë njësoj si unë. Përkundrazi, është mirë të kemi mendime të ndryshme. Por në fund duhet të kemi një qëllim të përbashkët dhe ta respektojmë marrëveshjen.

───

QendraPress;-A mendoni se sot është më e vështirë të bësh biznes në Kosovë?

R.GASHI: Ka vështirësi, por ka edhe mundësi.
Ne shpesh flasim vetëm për problemet. Unë mendoj se duhet të flasim edhe për potencialin.
Kosova ka njerëz të rinj, ka profesionistë, ka diasporë, ka tokë dhe ka sektorë ku mund të investohet.
Ajo që duhet të përmirësohet është krijimi i një klime ku investitori e di se rregullat janë të qarta dhe se puna e tij respektohet.

───


QendraPress:- Çfarë do të ndryshonit nëse do ta nisnit biznesin edhe një herë nga zero?

R. GASHI: Do të bëja më shumë planifikim në fillim.
Kur je i ri në biznes, shpesh ke shumë energji dhe dëshirë për të vepruar shpejt. Me kalimin e kohës kupton se ndonjëherë është më mirë të ecësh pak më ngadalë, por me një plan më të sigurt. Konsulta ,konsulta,literaturë modele.
Do t’i kushtoja edhe më shumë rëndësi njerëzve me të cilët bashkëpunoj.

───

QendraPress;-Cili është suksesi për të cilin jeni më krenar?

R,GASHI: Jam krenar jo vetëm për një projekt të caktuar.
Jam krenar që kam arritur të ndërtoj një rrugëtim timin, të punoj, të investoj dhe të vazhdoj përpara edhe kur kam pasur vështirësi.
Për mua suksesi nuk matet vetëm me shumën e parave. Sukses është edhe kur një ide që e ke pasur në kokë arrin ta shndërrosh në një projekt real dhe kur puna jote krijon diçka që mbetet,dhe ju del zote njerëzve në shoqëri për atë që mundet të arrihet,të  jesh një ekonomist,ingjinjer,profesionist nuk mundesh me qendru anash pa kontribu,nuk mja fton te thuash e dua Kosovën po qese nuk e zbërthen me punë,  po qese nuk hap punë.

───

MODERATORI:
Cili është projekti apo vizioni që do të dëshironit ta realizonit në të ardhmen?
R.GASHI:
Kam disa ide dhe projekte që lidhen me investimet, ndërtimin dhe turizmin,bujqësinë.
Më intereson veçanërisht krijimi i projekteve që nuk janë vetëm ndërtime, por krijojnë zhvillim ekonomik. Dua që një investim të ketë jetë të gjatë, të krijojë vende pune dhe të jetë i dobishëm edhe për komunitetin,shoqërinë.

───

MODERATORI:
Një pyetje për të rinjtë që duan të bëhen biznesmenë. Çfarë do t’u thoshit?
R.GASHI:
Mos prisni që gjithçka të jetë perfekte për të filluar.
Por as mos filloni pa plan.
Te vizitoni ,apo te shikoni me qka merret familja ndoshta ju intereson ai profesion, të vizitojnë panairet e punësimit ,nga shkolla fillore të vizitojnë qendrat e profesioneve atje ku janë,apo qa po kërkohet. Tani është teknologjia dhe mundesia e rrugëtimit,shikimit,përcaktimit.
Të kryeni një shkollë të mesme profesionale,dhe ta keni një letër të mundësisë me të cilën punësoheni,mundohuni vetë qe krahas teorisë dhe praktikës  ta mesoni punën  prej praktikës dhe teorisë, e kryeni atë shkollë, ,trajnime gjate shkollimit, paraprakisht   ta dini se çka do të punoni pasi ta kryeni ate shkoll, dhe ta mbani familjen në për mjet punës.
Mësoni profesionin, niheni tregun, filloni me atë që mundeni dhe mos u frikësoni nga puna.
Dhe mbi të gjitha, mos u dorëzoni pas dështimit të parë. Bashkohuni  me shoke të nivelit të njejt të punës, me partner korrekt, pas ca vite, 7-8 vite pervoj pune bëni biznes ,apo punoni me pagë ,e cila është më pak stres.
Në biznes nuk fitohet gjithmonë. Por edhe humbja mund të të mësojë diçka që nesër mund të vlejë më shumë se fitimi i sotëm. Realizoni ëndrrat e juaja për punën që dëshironi, t’i keni nga dy tri  letra min.
Ta keni modelin në duar  si  MODEL i suksesit.

───

QendraPress ;Çfarë Hobi keni në jetë?

R.Gashi -Me pëlqen të eksploroj fenomene të ndryshme,të udhëtoj me shoqëri,në panaire,,në botë ,dëgjoj muzikë ,shiqoj filma,,lexoj,të heci me shokun sa here vie nga Zvicra,  te I vizitoj bjeshkët tona të bukura.


QendraPress-Nëse do ta përmblidhnit gjithë rrugëtimin tuaj me një fjali, cila do të ishte?

R.GASHI:Do të thosha: “Puno, planifiko, mos u dorëzo dhe gjithmonë beso te ajo që po ndërton.”
Sepse rrugëtimi i një biznesmeni nuk është vetëm historia e suksesit. Është historia e shumë ditëve të vështira që njerëzit nuk i shohin.
Dhe pikërisht ato ditë të bëjnë më të fortë.

───

QendraPress;Faleminderit shumë për këtë bisedë dhe për sinqeritetin tuaj.
Ramadan. GASHI,inxh -Faleminderit juve për ftesën  e këtë temë mund ta bëjmë edhe ne  televizion,
Me respekt! 

/QendraPress/