Në platon e Varrezave  të Dëshmorëve në Landovicë u ndez  ‘’Zjarri I lirisë’’ nga çlirimtarë e qytetarë të Zonës Operative të Pashtrikut

                 Në  hapësirat e Muzeut të  UÇK-së  pranë  Varrezave të Dëshmorëve në Landovicë, në kuadër të Zonës Operative të Pashtrikut, mbrmë është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”. Në Landovicë, mbrëmë u bënë bashkë  komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për ti thënë  as  gjzkate se  ne jemi këtu , por me  yemër eshpirte jmi atje  ku janë edhe  ata. Pikërisht   në emër  të Zonës Operative e Pashtrikut nga Landovica është kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët në Hagë, duke ritheksuar besimin në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe në sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.Fillimisht, yjarrin e kënë  ndezur ish komaanndnat si komanndat Topi, Haxhi Shala, komANDAT Xhemshit Krasniëi,m Nehat  basha  e shumë tjerë.

Pastaj këtë   event e ka hapur me një fjalim rasti  Ismail Tasholli nga platforma ‘’Lira  ka emër për të folur edhe  ish  komandantë të  luftës nga ZOP- I,  për ta përmbyllur  Faik Berisha

Mesazhi nga Landovica ishte i qartë: historia e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e lirisë nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar luftëtarët dhe qytetarët rreth të njëjtit mesazh: kujtesë, drejtësi dhe mbështetje për çlirimtarët.

Nga Pashtriku, pranë varreve të atyre që dhanë jetën për lirinë, përcillet edhe një herë zotimi se çlirimtarët nuk janë vetëm. Së  fundi  Isa Berisha në emër të OVL-së dega në Prizren  bëri ftesë  që me  12 shtator | Ora 14:00 | të  gjithë  baskkë  të jemi te  Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë në pëkrahje të Marshit për Liri. Për çlirimtarët. Për drejtësinë.