Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bona Malaj LLUKA

Më prit!
————————
Me prit veç edhe pak..
Sa t’nisin me ra gjethet e para.
Vjeshta asht stina e dashurive si e jona
E andrrave të magjishme
E puthjeve të pambarimta
E strukjeve nër kurme t’dishrume
E zgjimeve të diellta, mbush n’dashni
Jam e kuqja e gjetheve të arta
Oaz n’zemren e hanës së vonë
pritja e shekullt,
për tanen ardhje.
Edhe pak ditë sa të bien gjethja e parë
E t’nizet e fundmit dashni.
Më prit veç edhe pak…
/QendraPress/