Poezi atdhetare me poeten:- Miranda Troci DERTI

Zhbamja e vatanit!
—————————-
Nën hirin e padrejtësisë heronjtë u dënuan.
Klane tinzarësh lakun thellësisht shtrënguar.
E shqiptar i gjorë i etur për vatan e liri.
Kush të dogji në barot e të hodhi në hi.
Tash qeshë vrastari me tënden pafajësi.
Loja tyre tinzare ditën diell zbuluar.
Djalli me ne tallet vallëzon në liri.
E ardhmja vikat furishëm lirinë uzurpuar.
Masakrat gjakatare sa shpejt gjaku u tha.
Çekiçtë e padrejtēsisë mbi eshtrat e tyre ra.
“Ligjet kobçare” burgosën lirinē.
Zhbamjen e vatanit për të ndotur historinë.
Shqiptari s’dorëzohet edhe shpirti me i dalë.
I buzëqesh padrejtësisê me faqe të bardhë.
Vikamës për drejtësi bërë kryefjalë.
“Hekurat as akuzat ” s’e fshijnë tragjeditë e gjallë.
Të fëlliqurit e shekujve nuk lidhet shqiptari.
Gjakun që u derdhë nuk shuhet me hi.
Harrestarë gjakatarë shtypni mbi eshtra dhe varre.
Të zhdukurit e luftës lënë në harri.
Masakrat e Reçakut fakt që s.fshihet kurrë nga memoria.
Bllaca dhimbja e shekujve që kurrë s.harrohet.
Haraçina.shqiptare që flet vetë historia.
Emrat e shqiptarëve shkruar lapidare e përmendore.
Mund të mbani pas hekurave nji .dy a katër.
Por njê komb jo kurrē se shtypni dot.
” Klanet tradhëtare” gjithmonē dështojnë.
Një komb nuk zhbahet për nderin e vet.
/QendraPress/