Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit,vazhdon me realizim projektesh.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit,stafi I kësaj drejtorie dhe drejtori Islam Ukimeri,vazhdojnë me realizim projektesh e sidomos në infrastrukturë rrugore. Sot, është asfaltuar rruga “Qenë Qenaj” në Prizren, në një gjatësi prej 360 metrash, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qarkullimit për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Gjatë realizimit të projektit janë larguar kubëzat e dëmtuara, ndërsa rruga është shtruar me dy shtresa asfalti, në përputhje me standardet e kërkuara për realizimin e punimeve infrastrukturore. Procesin e asfaltimit në terren e ka ndjekur nga afër Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri. Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për qarkullimin e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit. Edhepse komuna e Priyreni si edhe shumë komuna tjera të Kosovës po përballen me problmet e mungesës së mjeteve për shkak të përmbaruesëve, kjo drejtori po realizon projekte të shumta./QendraPress/