Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Enver SAHITI

NË EMËR TË CILIT POPULL?
—————————————-
Në emër të cilit popull flitet sot,
kur viktima hesht e krimineli përgëzohet?
Në emër të cilës drejtësi,
kur i pafajshmi dënohet e fajtori nderohet?
Në emër të cilit popull u vranë e u dhunuan,
u maltretuan dhe u dëbuan nga trojet stërgjyshore?
Në emër të cilit ligj u harruan plagët,
dhe lotët e nënave mbetën pa përgjigje?
Çfarë drejtësie është kjo,
që peshon ndryshe gjakun e të vrarit?
Çfarë drejtësie është kjo,
që çlirimtarin e vë në bankën e të akuzuarit?
Historia nuk fshihet me aktgjykime,
as dhimbja nuk shuhet me heshtje.
Një popull kërkon vetëm të vërtetën:
drejtësi për viktimën, nder për çlirimtarin!
Enver Sahiti..
/QendraPress/