Banorët e fshatit Novosellë zhvillojnë aktivitet mjedisor në kuadër të javës“Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në kuadër të javës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me JICA-n dhe banorët e fshatit Novosellë, zhvilloi aktivitet mjedisor në hyrje të fshatit.
Hapësira e degraduar u pastrua dhe u transformua me gjelbërim, fidane, ulëse dhe elemente të tjera rekreative, duke krijuar një pikë turistike dhe hapësirë të gjelbër për pushim, në harmoni me karakterin malor të Novosellës.
Ky aktivitet përcjell një mesazh të qartë: kujdesi për mjedisin dhe hapësirat publike është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe komunitetit