Çaste poetike me poetin;-Kujtim OSHAFI

Si një vashë Pogradecare….
————————————————-
Hënë të thashë por atë natë skishte
Yjet bashkë me të ikën
Nga zilia dot nuk rrinte
Të panë ty dhe fikën dritën.
Por më kot më kot e kishin
Ne të zënë dorë për dore
Ecnim shtigjeve që njihnim
Që i ndriçonte këmba jote.
Dritë lëshonin mbi sandale
Gurët diamant të vënë
Si një vashë Pogradecare
S’kish nevojë për yll e Hënë.
Orientim kishim bilbilat
Që këndonin cep më cep
Bashkë me to dhe gjeraqinat
Po na nxirrnin për në breg.
Për në breg ku vala rrihte
E liqenit lehtë e lehtë
Që skishte aq nevojë për dritë
Dritë ishte vetë qyteti Pogradec!
/QendraPress/