Çaste poetike me poeten;- Remzie Raci Rexhbogaj

VJESHTË E MALLIT SA TA KAMË ZILI

————————————————

Vjeshtë, e mallit sa ta kam zili

Sa shumë shira bien mbi Ty

Por Ti qëndron e fortë

Me kokën lart e plot krenari

Sa ngjyra të bukura sjell stina jote

Sa shumë dritë fsheh

Në gjethet që bien

Je më e bukura Ti ndër mote

Me ngjyrat e tua që shpirtin

Ma rrëmbejnë

Atje, në mesin e ngjyrave

Jam edhe unë

Një ngjyrë e heshtur

Pa aromën e trëndafilit

Pa rrezen time të diellit

Pa ngrohtësinë e një përqafimi

Jam një ngjyrë-hije

Që endet mes gjetheve të tua

Dhe me gishtërinjtë që trokasin

Mbi shkronja

Kërkoj një fjalë

Që të më sjellë pranë Teje

Vjeshtë, sa ta kam zili

Ti bie me shi

Dhe prapë buzëqesh

Unë bie brenda vetes

Dhe vetëm në vargje gjej dreitë

/QendraPress/