Fryma poetike e së dielës me poeten;-Blerina PELLUMBI

Buzëqeshja e shpirtit

———————————–

Ti je një këngë e pakënduar me tinguj,

je erë që fryn natën errësirës.

Aty zhvesh nota trishtimi, i bën muzikë jetimësh,

je e pazëvendësueshme në durim.

Udhëton me hënën, diellin, yjet,

nuk pushon asnjëherë në pritje zemrash që dinë të të lexojnë.

Egërsisht zhvesh çiltërsinë,

e lë në duar njerëzish që e copëtojnë e vrasin.

Në lotë që shpërthejnë në sytë e tu si lumenj e bëhen oqeane vetmie,

ti kurrë nuk lodhesh së luftuari për pakëz lumturi të vërtetë.

Ndaj qëndron në vetminë tënde sa herë që bota trazohet,

ti je aty në pëshpëritje hijesh që frymojnë rreth teje.

Thjesht frymojnë duke të harruar,

atë më të shtrenjtën që ti mban veshur,

buzëqeshjen e shpirtit…

Blerina Pellumbi

/QendraPress/