Fryma poetike e së mërkurës me poetin :-Rexhep F, MORINA

MUNDOHESH KOTË
———————————
Mundohesh kotë, të jeton si njeri i drejtë e i ndershëm,
Në vendin tonë po s’mashtrove, ti këtu je i pavlefshëm.
Mundohesh kotë, të jesh i sinqertë të thuash të vërtetën,
Në vendin tonë po s’gënjeve, thonë ky s’di as për vetën.
Mundohesh kotë, të rron si njeri normal, fisnik e bujar,
Në vendin tonë s’të njohin, po nuk bërtite sa një gomar.
Mundohesh kotë, të mban qëndrim dhe ta ruan betimin,
Në vendin tonë të thonë qyqarë, po s’e përkrahe krimin.
Mundohesh kotë, t’u rrinë sfidave në këmbë vertikalisht,
Në vendin tonë disa herë në ditë, të heqin e të vënë bisht.
Mundohesh kotë, që të shkruash dhe flet me varg poetik,
Në vendin tonë asnjëri s’të njeh, po s’u tregove hipokrit.
Mundohesh kotë, t’i shpreh masës tërë vlerën e dinjitetit,
Në vendin tonë të qeveris injoranca dhe kasta e pushtetit.
Mundohesh kotë, t’i shërben atdheut, e t’mos pushon dot,
Në vendin tonë nuk je askush, po nuk veprove si një idiot.
/QendraPress/