Çaste poetike me poeten;-Abide GASHI

NJË MIJË FYTYRA
————————-
Vitet e mia ,
më mësuan,
se jeta s’është,
vetëm bardhë e zi,
ajo ka mijëra,
lloje ngjyra,
si Dielli kur perëndon,
në qetësi.
Më mësuan,
të qesh me diellin,
të qajë me lot,
kur shpirti më dhemb,
të mos i besoj ,
çdo buzëqeshjeje,
se jo çdo zemër,
është e njëjtë.
Njerëzit ,
që më rrethuan,
më mësuan ,
një tjetër të vërtetë,
disa erdhën,
si dritë në jetë,
disa si hije,
pa lënë asnjë fjalë të mirë.
Disa kishin duar ,
për të dhënë,
disa duar që dinin ,
vetëm të merrnin,
disa flisnin ,
me gjuhën e zemrës,
e disa me njëmijë fytyra ,
rreth meje silleshin.
Por vitet ,
nuk më hidhëruan,
më bënë më të fortë,
dhe më të urtë,
më mësuan ,
se kush është i sinqertë,
dhe kush vetëm luan ,
një rol në jetë.
Tani ec ngadalë,
pa shumë zhurmë,
dhe nuk kërkoj më ,
të më kuptojnë të gjithë,
më mjafton,
një zemër e pastër,
një shpirt që s’ndryshon ,
me çdo erë.
Se jeta është ,
një pikturë e madhe,
me dritë, me hije ,
e ngjyra pa fund,
e njerëzit janë,
si ylberi pas shiut,
disa të mahnitin,
disa zhduken në një çast.
E në fund vitet e mia,
më thanë ngadalë,
Mos u habit ,
nga fytyrat që ndryshojnë,
rëndësi ka të mos humbasësh,
fytyrën tënde,
kur bota të mëson ,
të bëhesh dikush tjetër dhe jo real.
/QendraPress/