Çaste poetike me poetin;-Faruk TASHOLLI
HARROJE EMRIN BURRË
————————————
Shporre nga buzët e tua të lëngshme
Emrin „burrë“,
Së paku mua mos më thirr kështu kurrë,
Ama bash kurrë! Të lutem, kurrë!
Harroje këtë emër se droj u ngjaj
Burrave të ligj që vrasin gra,
Dhe rrahin gjokse kreshnikësh
Gjykatoreve të turpit.
A përbirohet predha e armës hej
Mes gjinjve që ushqejnë bukurinë e jetës
Me qumësht me ngrohtësi me dashuri,
A çahet ai ballë me shkëlqim drite
Si dielli?!
Hiqe nga buzët e tua me zërin e mëndafshtë
Emrin e egër „burrë“
O e dashura ime hyjnore, se:
Po më ndjekin pas predhat e kronikave të zeza
„Burri rrahu grruan“, „Burri vrau gruan“!
Burri…
/QendraPress/