Njerëzimi gjindet para një sfide ku askush nuk e di fundin.
Bashkim Hoxha analistë ,lidhur me debatin se Kosovës , a i duhet pako ekonomike dhe pako e ndihmës,Apo në të kundërtën dimëri që po vije do te jetë viti me i vështirë i shekullit? Ai shkruan;-‘” Për një pako ekonomike si dhe atë të ndihmës Kosova e ka më shumë se nevojë, thosha unë, dhe kjo jo vetëm sa për të thënë.
Ju me të drejtë e keni ngritur në spikamë stinën e dimrit, kohën kur shumë aktivitetet fitimprurëse madje një sërë prej tyre për çështje mbijetese reduktohen ose pushojnë së vepruari. Qeveria e Republikës së Kosovës, parlamenti, partitë politike… në këtë periudhë të rëndë pandemie, duhet t’i lënë anash për kohë të pacaktuar interesat politike. Njerëzit profesionist janë tejet të nevojshëm ta thonë fjalën e tyre kundruall gjendjes së krijuar. Është nevojë imediate kontributi I tyre .
Njerëzimi gjindet para një sfide ku askush nuk e di fundin. Për më tepër Kosova nuk e ka luksin të sillet me luksin e një sjelljeje thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Zënkat meskino-politike në këtë kohë kur kihen parasysh një sërë çështjes nevralgjike, nuk çojnë askund. Më vonë mund të bëhet vonë.”/qendrapress.com/