Veseli thotë se pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën

0

           Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar degën e kësaj partie në Ferizaj, nga ku ka diskutuar me anëtarë të kësaj dege për ruajtjen e stabilitetit politik në vend.

Sipas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Ferizaj, temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Nikoqirët, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *