Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Në kërkim të vetvetes.

——————————-

I hyj çastit në të mijtën e sekondës

nëpër figurë,

nëpër gjak

nëpër ndjenja,

në frymën që nxjerr

të gjej pak vetvete.

Një të njëmijtën e vetes

gjej brenda meje.

Kuptova se e gjitha vetja ime

ishte një shpirt i lirë

e shpërndarë

pak në dheun që shkel

pak në gjethe e degë peme

pak në erë që përkëdhel lulet

pak në aromën që deh

pak në kaltërsinë e qiellit

pak mendime ngarkuar mbi re

në rreze të diellit

digjet pak nga pak

në lumin që derdhet

në detin e jetës

pikoj lot e gjak…

Ah vetvetja ime, shpërndarë

në kohë dhe hapësirë

në gjithësi,

kaq e vogël,

kaq e madhe

kur mbetet veç dashni…

/QendraPress/