Statistikisht mund të themi se në Kosovë kanë qenë të infektuar mbi 26% e popullatës.

0

Nexhat Maçkaj,koordinator  për Maturë në DKA,Prizren,  lidhur  me numrin  e popullatës në Kosovë  se a e kanë kaluar virusin Covid, apo shifrat zyrtare sa mund të jenë  jane reale  pohon;-“ Duke marr parasysh statistikat nga IKSHPK e të infektuarëve në Kosovë, nga fillimi i pandemisë, nga mbi 46 mijë teste të bëra, kanë rezultuar pozitive me virusin Covid-19 mbi 12 persona, e që shprehur në përqindje është afërsisht 26%.

  Statistikisht mund të themi se në Kosovë kanë qenë të infektuar mbi 26% e popullatës.

  Mirëpo, këto statistika nuk mund të llogariten edhe një realitet me të infektuar.

Në anën tjetër nëse kemi parasysh rastet nga personat e infektuar, e që mbi 450 raste për fatin e keq kanë qenë raste fatale, me vdekje, mendoëj se ka edhe raste tjera të të infektuarëve asimpomtomatik.

         Duke u bazuar në gripet që kanë ndodhë edhe para muajit mars, mendoj se në Kosovë një pjesë e madhe e popullatës  e kanë kaluar virusin pa simptoma.

Pyetja juaj, se a jane shifrat reale.? Në fakt ato shifra nga IKSHPK janë reale, sepse vetëm ato raste janë zyrtare, mirëpo mendoëj se në Kosovë ka me shumë të infektuar të tjerë, ku në mungesë të testeve edhe nuk mund të vërtetohen këto të dhëna.

Shpresoj në vetëdijësimin e qytetarëve në zbatimin e masave të rekomanduara nga institucionet relevante,

 Me qëllim që të kemi me pak raste të shtuara me koronavirus. Shpresojmë që të kalojmë sa më  shpejt këtë pandemi, në mënyre që njerezitë të jetojnë dhe veprojnë me jetën normale, dhe nxënësit/studentët të marrin dije ne bankat shkollore./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *