IKShPK tregon rekomandimet që duhet respektuar nxënësit në shkolla
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar disa fotografi ku tregon rekomandimet sesi duhet të ruhen fëmijët nga COVID-19 pas fillimit të mësimit nëpër shkolla.
Është vendosur që mësimi të vazhdojë në shkolla, pavarësisht situatës me pandeminë.
Por, është apeluar që nxënësit të kujdesen për higjienën e tyre dhe të respektojnë udhëzimet shëndetësore.
IKShPK në këtë rekomandime ka treguar si duhet të shmanget rreziku nga infektimi me COVID-19.