Do të ishte sukses i jashtëzakonshëm sikur të mundësojmë arsimim në shkolla
Ymret Reshiti ,Kryetar i Këshillit të Prindërëve të Kosovës , për nismën e këtij viti të ri shkollor pohon;- “Ky vit shkollor do të jetë mjaftë sfidues për arsye se jemi në rrethana të pandemisë. Për shkak të dobisë me të madhe që ofron arsimimi në shkolle jemi te motivuar që të fillojme mësimin në shkolla dhe jë mësim nga distanca. Situata e pandemisë kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të të gjithëve si institucionet,stafi mesimor dhe prinderit qe me sukses të fitojme sfidën kundër covidit -19 në arsim.
Do të ishte sukses i jashtëzakonshëm sikur të mundësojmë arsimim në shkolla dhe duke e ruajtur shëndetin e nxënesëve. Janë nxjerrur nje tërësi masash dhe udhëzimesh anti covid që duhet të zbatohen edhe në shkolla.
Apeloj te nxënësit,prindërit,stafi mësimor dhe përgjegjësit e institucioneve që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin dhe të zbatojmë me perpikmëri masat dhe udhëzimet anti covit . Jam i bindur se do kemi sukses.Nuk duhet të dorëzohemi pa sprovuar vetën ne si shoqeri dhe shtet. Nuk dihet se sa do zgjase pandemia ,prandaj duhet të mësohemi të jetojme ,punojmë dhe të arsimohemi.”/qendrapress.com/