Njohje nga Serbia nuk ka, andaj të gjithë “lideret” e deritashëm pa dallim të lëshojnë krahe dhe mos të shtyhen

0

     Liman  Asllani, kryetar I Klubit të  Afaristëve të  Prizrenit për takimin ne BE mes Kosovës dhe Serbisë dhe  për rezultatin  për  njohje reciproke eshtë  kështu ;-“ Rrjedha e deritashme e bisedimeve ka treguar  se Serbia nuk na njehë.

Kjo gjendje do të vazhdoi edhe me tutje. Serbia me të madhe po vazhdon të  tërheq investime nga katër ane:Rusi, Kinë, BE dhe SHBA. Ne po vendënumrojmë dhe ekonomia jonë ka regres të thellë.

Bisedat duhet bërë largë syve e veshëve të popullit nga nje ekip gjithë përfshirës e personave që nuk janë ne pushtet.

Pushtetarët duhet të punojne ditë e natë për zhvillimin e Kosovës e mos ta fshehin hajnin e tyre në krekosje “s’po na njeh Serbia”. Punë e madhe..

Fakti se nuk na njeh Serbia nuk duhet tu shërbej pushtetarëve për zhvatje të buxhetit, shkatërrim të ndërmarrjeve publike e private dhe grabitje te ardhemërisë së rinisë kosovare.

Njohje nga Serbia nuk ka,  andaj të gjithë “lideret” e deritashëm pa dallim të lëshojnë krahe dhe mos të shtyhen. Të rinjtë le te vendosin vetë për veten.

“Liderëve” të deritashëm me ndihmën e SHBA-ve do te ishte mirë të ju sigurojmë një anije kozmike që te udhëtojnë sa më largë në qiell dhe atje le te kënaqen duke dëgjuar marrinat që i kanë folur dhe bërë në këtë,Kosovë të shkrete /qendrapress,com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *