Ruajtja e raporteve me aleatin tonë SHBA-të janë jetike për të garantuar funskionalizimin demokratik dhe shtetëror të Kosovës

0

          Bashkim Hoxha, analist poltik,lidhur me  opnionin e vlerësimit për nismën e PDK-së  për mbledhejn e  nënshkrimeve për të  ftuar  kryeministrin Hoti në seanccë të jashtëzakonshme e  e sheh  kështu;-“ Siç dihet Kosova dhe Serbia sapo nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.  Në rrjedhën  post-marrëveshje, nëse mund ta quajmë kështu, është krijuar si të thuash njëlloj konfuzioni në opinionin publik. Njerëzit janë ndarë në pro & contra.  Ekipi ynë i marrëveshjes para se të shkonte atje deklaroi se do të nënshkruante vetëm marrëveshje për njohje reciproke, por  ajo nuk ndodhi.

 Andaj, nisma e PDK-së në këtë rast dhe, kushdo tjetër subjekti politik, bëjnë mirë të thërrasin seanca të këtij lloji. Është krejtësisht  e natyrshme  që qytetarët e vendit të jenë më të informuar rreth asaj çfarë ka ndodhur përkitazi  me marrëveshjen Kosovë-Serbi. 

Njohja nga  Izraeli pa asnjë mëdyshje është tejet e rëndësishme. Sidoqoftë ne si Kosovë duhet të kemi kujdes të shtuar në raport me ruajtjen e raporteve  apo harmonizimin e mëtejmë të qëndrimeve për sa i përket politikave ndërkombëtare. 

Ruajtja e raporteve me aleatin tonë SHBA-të   janë jetike për  të garantuar funskionalizimin demokratik dhe shtetëror të  Kosovës. Në anën tjetër, Kosova synim ka integrimin në BE, prandaj kujdesi për të mos i lënduar marrëdhëniet politike, diplomatike, ekonomike…  me BE-në  duhet të kihet parasysh, pa harruar edhe shtetin Shqiptar.  Kam parasysh hapjen e ambasadës sonë në Jerusalem.”/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *