Me poeten; Manushaqe Hoxha Laçi

0

Dashuri e humbur

M’u shfaqe sërish këtë mbrëmje shtatori.

Me buzëqeshjen e çiltër të bukur si dikur.

Hapa buzët të të flisja… por s’më doli zëri…

Dikur në zemrën tënde kisha hedhur gurë

Me hapin e lehtë si flutur më kalove pranë.

Shikimin e ëmbël s’ma dhurove si atëherë…

Indiferentizmi ndaj meje kishte shtuar damarë

Në trup e në flokë të lulëzonte e njëjta pranverë.

Ndjeva dhimbje të thellë që m’pushtonte shpirtin.

Nuk të kisha vlerësuar kurrë si ti e meritoje.

Ah, të ishte e mundur si në film të ktheja shiritin

e të të dhuroja dashuri siç ti më dhuroje.

Nuk doja ta pranoja që të kisha humbur

Kur vret një dashuri pendesa nuk ka më vlerë.

Egoizmi vrastar mposhti shpirtin tim të mundur. Në kopshtin tim je gonxhe e paçelur përherë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *