MOS DASHURO NJE POETE
Ela Zdrava
Nese dashuron nje poete,
shpirtin zemra do ta shkund,
do puthesh vargun, do humbesh fillin,
ne boten e saj krejt ti humb.
Embel me vale do te te perkedhele,
do te perplase me dallge deti,
do te ktheje ne varke te humbur,
do te therrase ne zemer i imi Mbreti.
Nese dashuron nje poete,
ne shpirt do te pikoje vese argjend,
petale zemre do te celin,
po aq fort shpirti do te te dhemb.
Nese dashuron nje poete,
akullnajat e shpirtit do t’i beje zhur,
zjarrin qe te djeg do ta akulloje,
e zemren pameshire do ta ktheje ne gur.
Do te frymosh pafund qetesine,
kur t’i mbledh per ty gjithe yjet e qiellit,
do te ndjesh vertete ngrohtesine,
kur te te mbeshtjelle me rreze dielli.
Nese dashuron nje poete,
me fuqine e fjales fort do te te ndricoje, sado ta vrasesh,
s’e dorezon as tingullin, ne prehrin e saj shpirti do te qendroje.
Nese dashuron nje poete boten do ta kesh krejt ne duar,
ujerat e qeta mund ta trazojne shpirtin,
ka fuqi te te beje engjell edhe kur je dragua.
Mos dashuro nje poete, bota e saj ndonjehere do te duket cmendine.
Mos dashuro nje poete, zemra aq fort do ta doje, sa shpirtit do t’ia vrase lirine.