Madje karshi masave ,është mirë dhe të mbështeten nga shteti financiarish

0

Reshit Kushaj, kryetar I SBASHK –ut Dega në Prizren, tani bazuar në trendin e uljes së virusit. Se a është koha që Kosova të filloi me lirimin e masave.Duke  ju mundësuar edhe shërbimet brenda lokaleve të gastronomisë? Pohon :-“ Krahasuar me fillimet e paraqitjes se corona virusit ,prej muajit mars e këndej,ne si popull përfshi edhe komunitetin e bizinesit ishim të pa pregaditur për të përballuar dhe respektuar gjithë ato masa që i ndërrmerrte qeveria ,duke i ndryshuar,mvarsisht nga përhapja e virusit,por me kalimin e kohës ,me dhënien e udhëzimeve dhe këshillave,me angazhimin e mobilizimin e personelit shëndetësor,per një kohë dhe jo të gjatë është arritur një vetëdije e lartë te popullata për tu kujdesur e për tu mbrojtur prej këtij virusi ,duke mos përjashtuar as iniciativat individuale,që si rezulltat i kësaj kohëve të fundit ,është  dhe trendi i uljes të të sëmuarëve me virusin covid.Duke u bazuar në këto të dhëna,dhe në vetëdijësimin e qytetarëve,si dhe në pregaditjet që janë bërë dhe po bëhen duke filluar nga familja e deri të bizniset dhe institucionet shtetërore pa dallim ,për tu mbrojtur ,prej këtij virusi,është koha që të ketë lirim të masave.

 Sidomos në gastronomi në shërbimet  hoteliere ,pasi qe edhe pakë ditë dhe do të fillon viti i ri shkollor,ku vetëm mbrenda përmbrenda qytetit të Prizrenit,do të kemi një lëvizje prej rreth 15 mijë nxënësve ,dhe mësimdhënësve  të  tjerë që deri me tani i kanë munguar qytetit,e të gjithë këta kanë nevojë për një racion ushqim andaj për këtë dhe duhet të lirohen masat .Madje karshi masave ,është mirë dhe të mbështeten nga shteti financiarisht që të jenë në gjendje të zhvillojnë  sa më mirë  aktivitetet e tyre ,Por gjithsesi edhe me tutje,duhet të jemi të kujdeseshem,duke i respektuar udhëzimet,që na vijnë prej organeve shtetërore e profesionale,të cilët në baza të përditshme merren me luftimin kundër virusit covid.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *