Mosnjohja bëhet kauzë e gjitha partive duke menduar përfitimin e elektoratit e duke e fajësuar padrejtësisht Avdulla Hotin
Sadik Halijaha ish zv,komandant i ZOP-it .Pyetjes sa e shihni jetëgjatësinë e Qeverisë Hoti, në rrethanat e tanishme? pohon“Qeveria Hoti ka jetëgjatësi deri sa të finalizohet marrëveshja me Serbinë! Si kauzë e opozitarëve do të jetë ,pse nuk u arritë njohja nga Serbia në të cilen është thirrë kjo qeveri. Kjo nuk ndodhë për fajet e kësaj Qeverie, por për fajet e akumuluara nga e gjithë neglizhenca dhe pa aftësia e gjithë lidershipit Kosovar, që nga mos njësimi i qeverisë së përkohshme e dalur nga marrëveshja e Rambujes.Ruajtja dhe egzistimi i ish qeverisë në egzil ,ishte e keqe e pa kapërcyeshme për Kosovën. Ndërkombëtarët detyrimisht krijuan Këshillin tranzitor. Deri me sot, perqarjet dhe mosëmarrëveshjet e brendshme dhe mos artikulimi i nji uniteti ,në qëndrimet me jashtë e veqmas me Serbinë. Serbia le ti bindë europianët se do ta njoh marrëveshjen obligative dhe do ti respektojë vendimet e kësaj marrëveshje ,por nuk e njeh Kosovën. Mosnjohja bëhet kauzë e gjitha partive duke menduar përfitimin e elektoratit e duke e fajësuar padrejtësisht Avdulla Hotin. Në momentin e përmbylljes se kësaj marrëveshje. Të gjithë vrapojnë ta shfrytzojnë pakënaqësinë e popullit.
Është një mundësi e artë që mundë të uaa imponojë Amerika për tu aprovuar marrëveshjet në Parlament ta krijojnë një Qeveri teknike që do ti realizonte shumë objektiva,aprovimin e marrëveshjes me numrin e domosdoshëm të votave në parlament, Aprovimin e ligjit zgjedhor, aprovimin e një rregullore të Parlamentit,ndryshime të nevojshme në Lushtetut dhe pas nji viti të shkohet në zgjedhje.”/qendrapress.com/