Çaste me krijuesit prizrenas;Arta ZAJMI

0

SODISJA DIKUR…

Sodisja dikur,

Sirtarin tim,

Shpalosja fletët e librit,

Me nxitim.

Në paradhomën time,

Për mrekulli,

Një mori librash,

Rradhitur për lakmi.

Etja për të lexuar,

 S’shuhej dot,

Librat e mi,

I kisha si shokë.

Mbrëmjeve verore,

strukesha në divan.

Kurreshtja për libra,

Kohën gjallë mban.

Secili nga ata,

Thurur për mrekulli,

Në secilin kapitull,

Ngapak dashuri.

Edhe sot nga librat,

S’ndahem dot,

Kujtimet e bukura,

I ndajmë tok.

Të ushqejnë në çdo kohë,

Aty gjen dhe mprehjen…

Sodisja dikur,

Sirtarin tim,

Nga pluhuri i harresës.

SHPESH…

Kërkojmë…

Hulumtojmë…

Më të mirën e qenies njerëzore…

Në çdo etapë…shpesh…

Jemi kurioz të dijmë,

për veten,

për të tjerët,

mendimet furishëm triumfojnë,

shpesh…

Mendojmë se,

 ecim me kohën,

por…

Ajo ecën para nesh…

Dhe ndalemi, në kohë.

Vizionet, ëndrrat shpresat,

i thurrim kohë pas kohe.

Edhe pse ndjenjat evoluojnë në çast,

shpesh…

Bëhen të pamatshme,

në çastin kur i thërrasim gëzimet dhe hidhërimet,

shpesh…

Dija mposhtet nga injoranca,

për një qëllim të denjë,

shpesh…

Ndodhë që lumturinë tënde ta lakmojnë,

shpesh…

Fjala e ëmbël s’dhurohet,

Mendohet njeriu ndonjëherë…

A thua shpesh,sa shpesh?

Reagojmë…

Presim…

Triumfojmë…

Apo shpesh…

Kërkojmë realen,në realitet,

s’dijmë çfarë kërkojmë…

Pyesim shpesh…

Sa shpesh ndodh kjo o, njeri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *