Ne do te duhet te hulumtojmë mbrenda këtyre 15 ditëve shkallën e kontagiozitetit të mësusëve dhe disa fëmijëve

0

Dr. Xhevat Elezkurtaj, drejtor ne QKMF-së në Prizren ,lidhur me temën. Se qeveria aktuale a duhet ti heq disa masa që lidhen me virusin  .Apo duhet pritur pas fillimit të Vitit shkollor ti sheh rrethanat ?ai pohon:-“ Fillimi i vitit shkollor ashtu ashtu  do të na detyronë të ndryshojmë sjelljen institucionale ndaj vetë situatës epidemiologjike. Unë mendojë se shkolla nuk do të na bëjë shumë problem në aspektin e burimit të infeksionit.

Vetem  5 për qind, e femijeve në bazë të të dhënave të OBSH-së janë infektuar me këtë virus edhe pse shkalla e virulencës së tyre është e njejte si te të rriturit.

Protestat kudo nëpër Europë kundër masave izoluese sikur ka qenë mostër e popullatës sonë jo për të protestuar kundër tyre ,po për të bërë pushime në bregdetin shqiptar(llogaritet se vetëm në gusht Shqipërinë e kanë vizituar rreth 1milion kosovarë të cilët asnjëri prej tyre nuk është rrezitur dhe larë në det me maskë).

Masat izoluese duhet të vlejnë për të gjithë dhe parcializimi i tyre sjellë pasiguri në politikat shëndetësore epidemiologjike.

Ne po presim që shkolla të fillojë pergatitje intenzive për të përballuar këtë situatë e cila si po duket do të përfundonë vetëm me ndonjë dezinfektim të objekteve fizike e jo më shumë

Ne do te duhet te hulumtojmë mbrenda këtyre 15 ditëve shkallën e kontagiozitetit të mësusëve dhe disa fëmijëve në menyrë që të krijohet një standard dhe pastaj me lehtë do e percjellin se sa kemi devijime nga ky standard.

Masat represive me ligjin kundër Covidit më duket se skanë dhenë  rrezulltate jo pse ka munguar gadishmëria për ta realizuar atë, por nga mënyra se si populli e ka marrë atë si perceptim dënimi e jo si një rrezik që shkaktonë për shendetin kjo mos ndëgjueshmëri qytetare.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *