Kjo formë e re zhvillimit kërkon angazhim zingjiror, që në mënyrë të përbashkët të përballoin sfidat që gjatë rrugëtimit mund të paraqiten
Tahir Bakalli, drejtor i Qendrë s Didaktike në Gjakovë ,lidhur me fillimin e kë tij viti shkollor pohon :-“ Së pari shfrytëzoi rastin që në emër të Q.Didaktike Gjakovë të gjithë komunitetit arsimor në gjithë shtetin të ju uroi fillim sa më të mbarë viti i ri shkollor 2020/21 me sa më pak vështirësi.
Fillimi i vitit të ri shkollor natyrisht është më ndryshe se viteve të tjera në pikpamje të organizimit.
MASHT, DKA dhe gjithë faktorët relavant kanë bërë organizimin e duhur dhe me kohë.
Kjo formë e re zhvillimit kërkon angazhim zingjiror, që në mënyrë të përbashkët të përballoin sfidat që gjatë rrugëtimit mund të paraqiten.
Realisht shikuar të gjithë akteret relevant duhet që më tepër të punojnë në mimizimin e vështërsive se të ” trumpetojnë” për dobësitë që mund të paraqiten.
Jemi dëshmitarë se të gjithë jemi para kësaj sfide fillestarë dhe askush nuk të dijë pritshmëritë reale karshi këtij ndryshimi radikal të organizimit.
Vazhdimi dhe pritshmëritë në bazë të organizimit mund të jenë të suksesshme, por duhet të jemi më të rafinuar me rastin e pritshmërive.
Andaj, meqë nuk kemi përvoja të mëparshme, një zhvillim i hap pas hapit mund të kemi sukses.
Ndryshe, përsëris në mënyrë të vazhdueshme duhet të përcillet situata në teren
Pa dashje jemi “pa përvojë” për këto situata dhe të panjohura, atëherë dhe pritshmëritë mund të jenë sipas zhvillimeve në terren.
Vullneti egziston, por kjo nuk është e mjaftueshme të jemi shumë real në këto vlerësime.”/qendrapress.com/