Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel nuk do ta qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Shkruan;Ruzhdi Gashi avokat

0

Kosova ka shumë probleme si shtet i ri dhe natyrisht edhe më i varfër dhe me  demokraci më të brishtë.

Por sfidat më të madhe për Kosovën, politikanët dhe popullin e saj janë, zvillimi ekonomik dhe dialogu me Serbinë.

Tani me marëveshjen e Uashingronit, nëse ajo realizohet ashtu siç është shkruar, Kosova do të filloj ta zgjidhë problemin ekonomik. Nëse hiqen edhe vizat me BE dhe SHBA, atëherë Kosova fiton kohë edhe për një periudhë të gjatë dhe Serbia nuk ka mundësi që të pengoj Kosovën në përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të demokracisë.

Në këto rrethana, Kosova nuk duhet dhe nuk besoj që do të bie pre e presioneve të Brukselit tani në këtë pjesë politike të dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu në Bruksel nuk do të jetë shkak i prishjes së Qeverisë dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Përveq kësaj, Kosova as nuk ka nevojë as nuk e ka lluksin që shpejtë të shkojë në zhgjedhje.

Zgjedhjet e parakohëshme mund ti provokojnë vetëm kryeneqsia e politikanëve apo mos aprovimi i pakos për rimëkëmbjen ekonomike që është vonuar shumë dhe nuk po i ndihmonë bisnesit dhe qytetarët të cilët janë dëmtuar shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

Pa intervenime urgjente në ekonomi dhe tek qytetarët, Kosova rrezikon destabilitet social, faktor ky i rëndësishëm për destabilizim politik.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *