Personalisht nuk e mendoj se në zgjedhje duhet të shkohet vetëm pse dikush mendon vetëm për zgjedhjet.

0

            Bashkim Hoxha,analistë  lidhur me  mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të  dialogut tha ;-“Delegacioni ynë  para se të udhëtonte  në Vashington, me sa mbaj në mend, në diskursin  narrativ politik kundruall  faktorit të  brendshëm ka pasur një lloj qëndrimi  sikur lente përshtypjen e një  sensi të përafërt, për siç njihet në teorinë dhe praktikën e dialogëve  si „hard liner“ (vija e ashpër) duke thënë se   atje  do të shkojë vetëm për marrëveshje politike që do të rezultonte me  njohje reciproke.   Mirëpo ekipi ynë në praktikë  më tepër u dëshmua si një lloj „sëeper-i“ ( lëvizje nga qëndrimet e mëparshme ) ndaj zotimeve të veta para se të shkonte atje. Nuk është e tepërt nëse  thuhet,  fituam  një lloj regresi në sferën e dialogut Kosovë-Serbi. Kosova nuk fitojë njohje nga Serbia e për pasojë rruga drejt anëtarësimin në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare me rëndësi jetike për shtetin tonë do të jetë më e gjatë. Premtimi i dhënë për njohje nga Izraeli, me gjithë rëndësinë e padiskutueshme, i ngjanë atij   dushit  të vakët  për çështje freskimimi pas mbingrohjes  tonë politike në situata zhgënjimi. -Personalisht që në fillim kam menduar, Avdullah Hoti, jashtë  perceptimeve  opinionbërëse për  cilësitë  e tija pozitiviste, atij i mungon  përgatitja e nevojshme metodologjike për të krijuar dhe udhëhequr në aspekte drejtuese  në fushëbetejën e taktikave negociuese  që kanë të bëjnë me  realizimin  e synimeve  strategjike  në  niveleve të larta të përballjeve   politike  me kundërshtarë të papërshtatshëm, siç është rasti ynë me Serbinë.

Në këtë rrethana të thellimit të venitjes së   shpresave …  e me këtë   gjendje amullie në shumë sektorë të jetës politike, ekonomike shoqërore …   me siguri që, përveç politikës opozitariaste, dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme do të rritet edhe te faktori qytetarë, përkatësisht votues. Personalisht nuk e mendoj se në zgjedhje duhet të shkohet vetëm pse dikush mendon vetëm për zgjedhjet. Interesin qytetar para së gjithash është ajo pjesa  për të cilën  duhet të mendojnë të gjithë, pa përjashtim.”qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *