NISMA sipas vendimit të kryesisë qëndrore, kryesia e degës formoi grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren sot mbajti takimin e radhës me Kryesinë e Degës, në takim u diskutua për procesin zgjedhorë të cilin do të kaloj NISMA Socialdemokrate.
Kryetari i Degës, Zafir Berisha, falenderoi anëtarët e kryesisë për kontributin e dhënë në vazhdimësi, poashtu i njoftoi për situatën aktuale politike në vend dhe punën e Nismës në Qeveri.
Sipas vendimit të kryesisë qëndrore, kryesia e degës formoi grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj, në përputhje me rekomandimet e institucioneve përshkak të pandemisë me COVID-19.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.