Po patëm kujdes nuk kemi nevoj të brengosemi për faza të dyta

0

                 Msc, Lule Alidema, psikologe  klinike  se a pritet që Kosova  të atakohet nga  një  fazë  e dytë  e coronavirusit. Apo duhet të imunizohen qytetarët e  ta kalojnë  më lehtë?pohon:-“Sa i përket fazës së dytë që po flitet se do të ketë përsëritje të prekurve me covid-19, besoj se është vetëm një supozim i mundshëm, gjë që nuk më lë aq për t’i besuar…

Në fakt covid-19, ishte dhe është virus i panjohur dhe i paparishikueshëm për mbarë botën, mbase ende nuk ka kundërmedikament për ta asgjësuar. Andaj, them se nuk duhet marrë shumë si të besueshme se do të ketë ndarje të fazave, përderisa virusi është ende mes nesh.

Mes nesh ende është covid-19, ne ende jemi duke zbatuar masat mbrojtëse, dhe mbetet ende të zbatohen derisa kemi raste të reja të infektuar!

Numri i të infektuarve po shënon ulje falë kujdesit të shtuar, apo vetëdijësimit të popullit, por ndoshta edhe i erdhi thuaja fundi vetasgjësimit gradual të covid-19.

Besoj se përveç kujdesit ndaj masave mbrojtëse, dhe ana psikologjike po luan një rol kyç në lidhje me sëmurjen që po përballemi.

Patjetër se kemi filluar deri diku ta pranojmë, nëse jo me dëshirë detyrohemi, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka, andaj secili nga ne kemi shtuar kujdesin për një qetësi emocionale, pranim më normal, sigurisht po kujdesemi dhe për llojin e ushqimit që konsumojmë etj.

Njeriu kur është më pak i ngarkuar nga aspekti psikologjik sigurisht se do ketë imunitet më të fortë në përballimin e covid- 19, apo edhe çdo lloj gripi apo sëmundje prezente te ai.

“Mendja e shëndoshë, trupi shëndoshë”, kot stresohemi, frustrohemi kurse natyra e virusit është e ndryshme për individ të ndryshëm, andaj nuk kemi nevojën ti paraprijmë rrezikut, mendimeve psikotike,  të obsesohemi, sepse dyshoj se shumica e kemi kaluar pa e ditur fare…

Deshtëm apo jo duhet ta përballojmë, duhet masat mbrojtëse të zbatohen ende deri sa kemi raste prezente me covid-19, sepse ndryshe nuk bënë, ose të presim për fazën e dytë siç thuhet!

Po patëm kujdes nuk kemi nevoj të brengosemi për faza të dyta, treta etj, sepse askush nuk ka ndonjë informacion apo parashikim me bazë të saktë, prandaj mos të panikohemi kot e të humbim atë imuntet të sapofituar!

Kujdes gjithësesi!!!/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *