Thaçi: Askush në Serbi nuk u dënua për krimet ndaj shqiptarëve

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.


Ai ka thënë se kjo është një nga 400 masakrat e shtetit të Serbisë për të cilat ende nuk është dënuar askush.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH.”, shkruan Thaçi. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *