Heqjen e “vijave të kuqe” më tepër duhet kuptuar si tentativë për politikëbërje pragmatike dhe reale
Munir Basha ish zv Ministër I drejtësisë, pyetjes si e shihni heqjen e vijave të kuqe të LDK së ndaj PDK-së.A mendoni se PDK -ja do të hyje në Qeverinë Hoti?-pohon:-“ Vijat e kuqe” në skenën politike kosovare zakonishtë janë shfaqur në periudha parazgjedhore dhe kryesishtë janë përdorur për efekte elektorale.Këtë dëshmon edhe fakti se asnjë parti nuk ka mundur të qëndroj pas kërcnimeve të tyre të “rrepta” me “vijat e kuqe”,pos deri te kriza e rradhës politike me partnerët e tyre politik,gjë që prap dëshmonë për politika joparimore të tyre.
Andaj,heqjen e “vijave të kuqe” më tepër duhet kuptuar si tentativë për politikëbërje pragmatike dhe reale!
Vështirë është të thuhet nëse heqja e vijave të kuqe nga ana e LDK-së do të rezultoj me hyrjen e PDK-së në Qeverinë Hoti.Por,nëse kemi parasysh “krizën e numrave” të koalicionit aktual qeverisës,formatin e delegacionit tonë në dialogun me Serbinë,por edhe kontekstin e /ri/zgjedhjes së presidentit të vendit,atëhere përfshirja e PDK-së në qeverinë e udhëhequr nga LDK e shohë si një opcion të mundshëm! /qendrapress.com/