Shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Kosovë
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhet komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.
Ky komision që do të mblidhet në ora 13:00 do të shqyrtojë në parim Projektligjin nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Kosovë.
Pikë e pestë e rendit të ditës, ky komision ka shqyrtimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO203/19.
Rendi i ditës :
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 10.06.2020;
Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2020;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës;
Shqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Rasti nr.KO203/19