Zv. ministri i MPB-së, Zafir Berisha, takon Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka takuar Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Zafir Berisha,takon sot në cilësinë e koordinatorit për kibernetik, ku ka thënë se është njoftuar lidhur me angazhimet e Këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjinë kundër krimit kibernetik dhe disa çështje tjera me rëndësi.
“Në bazë të përgjegjësive si zv.ministër i MPB, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjin kundër krimit kibernetik , projekt ligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e senzibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike!
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. “Kujdes në internet”-“, ka thënë Berisha. Ai njëherit ka premtuar se si koordinator do të jetë shuam agil në këtë detzrë/qendrapress.com