DETAJE NGA AGJENDA E MBLEDHJES SË PËRBASHKËT TË QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË
Kjo mbledhje e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në orën 11:30.
Kështu është bërë e ditur nga ekzekutivi shqiptar derisa kanë publikuar detaje të kësaj agjende.
AGJENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve).