PDK jep sinjalet e para për përfshirje në Qeverinë Hoti, nënkryetari Totaj: Nuk do t’i bllokojmë proceset

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka treguar se a do të hyjë PDK’ja në qeverinë e Hotit.


Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK’ja mund të jetë fleksibile.

“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK’ja të ndryshë kursin”.

“Megjithatë mund të them se PDK’ja për shkak të situatës politike, PDK’ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj në emisionin DPT te Fidani në T7.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK’ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK’së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *