UÇK-së si guerilja më e suksesshme e shekullit 20 ishte edhe si rezultate i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota Shkruan:Zafir Berisha.zv,ministër

0

UÇK-së si guerilja më e suksesshme e shekullit 20 ishte edhe si rezultate i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe kapën armën për t’i dhënë fund sundimit serbo-sllavë në tokat shqiptare e që me luftën e drejtë bën që kauza e saj e drejtë të mbështetet edhe nga aleanca e Nato-s!

Në mënyrë simbolike, në nderim dhe respekt për sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirin e Kosovës, në lagjen 28 Nëntori (Ortokolli) të Prizrenit është vendosur pllaka që kujton vllezrit Bytyqi (Ylli, Agoni dhe Mehmeti) nga kjo lagje e Prizrenit të cilët erdhën nga SHBA për të luftuar deri në vetëflijim për lirin që ne e gëzojmë.

Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe Nato-s ishte lufta që mbrojti civilizimin evropian dhe rendin demokratik në botë, e cila u rrezikonte nga shteti gjenocidal i Serbisë, ku kjo e fundit po vazhdon me ndihmën e Rusisë dhe ndonjë aleati me ndërgjegje të vrarë që përmes njëfarë gjykate në Hagë, përmes të cilës tentohet të njolloset lavdia dhe nami i UÇK-së dhe mbështetësve të saj…!

Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendshme me shkeljen e të drejtave elementare të popujve (pakicave kombëtare), prandaj me vetëdije përfaqësuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marr si model i suksesshëm historik i luftës për liri.

Nga droja e këtij fakti të pakontestueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës politike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njollosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me idenë për ta parandaluar modelin e suksesshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

Serbia duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusisë, duke përdorur një senator zviceran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njollosur luftën e UÇK-sē dhe bartësve të saj!

Ide e Serbisë dhe mbështetësve të saj është që mundësisht ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrë nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *