Klasa politike e jona duhet të ngritët mbi interesat partiake e individuale për çështjet fondamentale të shtetit të Kosovës
Fatmir Kastrati ,kuvendar i KK të Prizrenit,se a duhet të vazhdojë qeveria e Kosovës dialogun me Serbi? pohon-‘Pavarësisht situatës politike në vend mendojë se dialogu me Serbinë duhet vazhduar. Klasa politike e jona duhet të ngritët mbi interesat partiake e individuale dhe të flasin me një gjuhë të përbashkët kur është fjala për çështjet fondamentale të shtetit të Kosovës. Fatkeqësisht ende nuk po arrihet një konsensus i përbashkët dhe në bisedime të shkohet me platformë të qartë! Ne këtë platformë duhet të theksohen se cilat janë limitet që nuk guxojnë të shkelen. Nëqoftëse arrihet kjo nuk duhet t’u frikësohemi bisedimeve! Mjaft kompromise janë bërë, nuk duhet të ketë të tjera.’’/qendrapress.com/