GASHI-VV’SË NË KUVEND: PROJEKTI JUAJ I IZOLIMIT, I YNI I HAPJES DHE ZHVILLIMIT

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, derisa mori fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca plenare për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për 100 ditët e para të Qeverisjes, ka adresuar Kritika ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu thënë se projekti i tyre ishte izolimi, ndërsa i LDK-së – hapja dhe zhvillimi ekonomik, njofton Insajderi.

“Kujtoni 100 ditët e izolimit total, kujtoni kur ishin të izoluar në aspektin ndërkombëtar, nacional, ekonomik dhe shëndetësor. Ky ishte projekti i juaj, izolim. Ky është projekti ynë hapje dh zhvillim ekonomik”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qasja e deputetëve opozitar duke mos votuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë ka bllokuar qindra miliona euro të aktivizohen në ekonomi.

“Qasja distrikteve të juaj duke mos marrë pjesë as në votim. As kundër duke mos votuar sepse është qasjes desktruvie, kjo qasje do të marrë ndëshkimi ne merituar. Qindra miliona euro nuk kanë arritur të aktivizohen në ekonomi për shkak të qasjes së juaj, por shpejt do të vije fundi”, tha ai. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *