SEANCA DËGJIMORE NDAJ HAKI RUGOVËS SOT NË ORËN 10:00

0

Avokati i kryetarit të Istogut, Haki Rugova, Besnik Berisha, ka njoftuar se seanca dëgjimore ndaj klientit të tij do të mbahet të dielen, njofton Insajderi.

Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, është bërë e ditur më pas nga Besnik Berisha.

“Për ata që kanë interesim, ju njoftoj se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë”, shkroi Berisha në Facebook.

Sipas Berishës, “e vërteta nuk është ajo çfarë është shkruar e thënë nga Prokuroria dhe mbi atë nuk do të mund të ndërtohet drejtësia”./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *