Kastrati për vetëvrasjen e 19 vjeçares: Më shumë se kurrë është koha të solidarizohemi me njëri tjetrin
Rasti i vetëvrasjes së 19 vjeçares nga Kamenica të shtunën që lëmë pas ka prekur të gjithë.
E për rastin e saj, ka reaguar kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati e i cili ka thënë gjendja e vështirë ekonomike bashkë me kushtet e izolimit, si pasojë e pandemisë kanë efekt negativ mbi psikologjinë e individit.
Ai ka thënë se më shumë se kurrë është koha të solidarizohemi me njëri tjetrit duke mos i shmangur vlerat pozitive njerëzore, respektuar integritetin e dinjitetin e tjetrit, e vlerësuar jetën e grave.
Ndërsa ka ftuar organet e rendit që të hetojnë me seriozitet të lartë këtë rast.
Njoftimi i plotë:
Vetëvrasja nuk është gjithëmonë akt individual i izoluar nga dinamikat socio-ekonomike. Kështu, edhe vdekja e vajzës së re nga Kamenica na ka shqetësuar thellësisht.
Gjendja e vështirë ekonomike bashkë me kushtet e izolimit, si pasojë e pandemisë kanë efekt negativ mbi psikologjinë e individit.
Pa paragjykuar rastin në fjalë, sistemi vleror i shoqërisë sonë që përdorë turpërimin e dhunën si mjete diciplinimi të individëve, kur takohet me problemet në sistemin e drejtësisë mund të jenë fatale për jetën e njeriut.
Më shumë se kurrë është koha të solidarizohemi me njëri tjetrin duke mos i shmangur vlerat pozitive njerëzore, respektuar integritetin e dinjitetin e tjetrit, e vlerësuar jetën e grave.
Ftoj organet shtetërore të hetojnë me seriozitet të lartë rastin e vetvrasjes në Kamenicë.