Ambasadori i ri i BE qytetin e parë e përzgjodhi Prizrenin ta vizitojë e të takojë kryetarin dhe bizneset e këtushme

0

     Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot, ka  pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.  Fillimisht  në hapësirat e Shtëpisë së Bardhë  është  pritur nga kryetari e pastaj  pa pjesëmarrjen e media  kanë diskutuar  për  një mori çështjes  ku  kryetari Haskuka pas takimit  ka  dhënë një deklaratë  për media  lidhur me takimin  e sotëm dhe tha.’’

Ne  bashkëbiseduam me ambasadorin e ri të BE  ai e ka zgjedhur qytetin e  Prizrenit dhe kemi diskutuar  për  projektet  dhe  për pandeminë dhe kjo  është e hera e par dhe  bashkërisht I vizituam dhe pastaj  vizituam  disa OJQ  dhe së fundi edhe  bizneset, Po kështu u dakorduam që të  hapet një zyrë  e BE  dhe  besojmë se do të  hapet kjo zyrë  dhe  diskutuam edhe për  disa  vonesa  që ka shkaktuar  pandemia  dhe  besojmë se  të  gjitha projektet e përbashkëta  do ti realizojmë tha  kryetari Haskuka.  Takimi sotëm dhe përzgjedhja e  Prizrenit   si  qytet I parë I vizituar  I bënë nderë këtij qyteti tha  kryetari  Haskuka  /Rtv Besa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *