Osmani: Ligjit për turizëm të miratohet sa më parë në kuvend

0

       Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës ka potencuar rëndësinë e promovimit të turizmit të vendit.

Në takim është biseduar për rëndësinë e miratimit të Ligjit për turizëm.

Kryetarja Osmani ka thënë se është jetike që ky ligj të miratohet sa më parë në Kuvend të Kosovës, në mënyrë që ky sektor të rregullohet edhe me bazën ligjore. Më tej, ajo ka thënë se sektori i turizmit lidhet me zhvillimin afatgjatë ekonomik, ndaj menaxhimi i pandemisë patjetër duhet përcillet me mbështetje ekonomike për bizneset. Përfaqësues të sektorit të turizmit, ndërkaq kanë vënë në spikamë vështirësitë më të cilat përballet ky sektor përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e Ligjit për turizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *