Zhdukja e 2 milionë eurove nga thesari i shtetit: Arrestohet një person, dy në arrati

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga thesari i shtetit janë tërhequr para në vlerën 2.077.995.90 milionë euro.


Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, gjersa policia njofton se dy prej tyre ndodhen ende në arrati.“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro”, thotë policia në raportoin 24 orësh.

Më tej policia thotë se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit.

“Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *