Ky është 29 vjeçari nga Mitrovica që vrau veten në burg

0

Mbrëmë rreth një orë para mesnatës në Burgun e Dubravës i ka dhënë fund jetës së tij një i burgosur i moshës 29-vjeçe.


Edhe autoritetet e kanë konfirmuar se brenda burgut një i burgosur kishte varur vetën në qelinë e tij rreth orës 23:00.

Reporteri.net ka mësuar se i vetëvrari është Valdrin Hajra nga Mitrovica.

Gazeta ka mësuar se ai ishte i dënuar me tri vite burg dhe po vuante dënimin i cili i përfundonte në vitin 2022 . I ndjeri dyshohet se në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *